E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Derven, përmbyset autobusi i linjës Tiranë – Kukës

Autobusi i linjës Tiranë – Kukës është përmbysur me gjithë pasagjerë në afërsi të fshatit Derven, pro fatmirësisht nuk ka pasoja në njerëz. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, ku autobusi me targa AA 346 AC,  ka dalë nga rruga në aksin rrugor Thumanë – Fushë- Krujë, në afërsi të fshatit Derven, dhe është përmbysur. Policia bën me dije se të gjithë pasagjerët kanë dalë nga autobusi dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. Efektivat e Policisë, Zjarrëfikësja dhe Ambulanca janë në gadishmëri të plotë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë