E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Dermatoza nodulare shfaqet në Dibër

Pas shfaqjes së sëmundjes së quajtur “Gjuha Blu” dy vite më parë, një tjetër sëmundje rrezikon gjedhët në vendin tonë. Alarmin e japin vete institucionet e bujqësisë. Dermatoza nodulare prek kryesisht lopët, duke u shfaqur në lëkurë. Specialistët sqarojnë se sëmundja është, infektive, me karakter shpërthyes dhe fatal për gjedhin.
Për mjekun veteriner, në Drejtorinë e Bujqësisë Dibër Selman Kurti, fermerët duhet të jenë të kujdesshëm, të njoftojnë shërbimin veterinar menjëherë sapo të konstatojnë shenjat. Aktualisht sëmundja dyshohet që është shfaqur në zonat afër Maqedonisë, pasi në këtë shtet ka kohë që i ka prekur gjedhët. Fermerëve iu kërkohet që të minimizojnë ekspozimin e kafshëve ndaj insekteve mushkonjave dhe mizave thumbuese. Më të rrezikuara janë gjedhët e reja apo viçat, ndërsa kjo sëmundje mund të transmetohet edhe tek njeriu, nëse konsumon mishin e infektuar.

Më shumë video

Reklamë