Dermatoza nodulare në Elbasan

Zbulohen ne Elbasan katër raste te sëmundjes se bagëtive, dermatoza nodulare. Shërbimi veterinar beri te ditur se ato janë verifikuar ne fshatrat ne kufi me Maqedoninë. Menjëherë kafshët e prekura jane groposur, ndërkohe qe autoriteti i kontrollit te ushqimit ne bashkëpunim me policinë ka mbyllur te gjitha tregjet e gjësë se gjalle ne Elbasan. Drejtoria e Bujqësisë u ben thirrje blegtoreve te njoftojnë menjëherë nëse vërejnë tek kafshët e tyre simptomat e dermatozës nodulare. Sëmundja virale e gjedhit ndodh gjate verës dhe vjeshtës, kur insektet janë te shumta. Sipas specialisteve, mishi i bagëtive te prekura nga kjo sëmundje nuk mund te përdoret, por nga ana tjetër ajo kalon tek njeriu.




