Subscribe

Rreth 7 mijë maturantë kanë rezultuar fitues në raundin e dytë të përzgjedhjes së degëve të universitetit. Të rinjtë mund të regjistrohen pranë fakulteteve përkatësve të degëve fituese deri më datën 9 tetor.

 

Maturante

 

“Për menaxhim biznesi. Nuk ishte preferenca ime e parë, por në raundin e dytë po. Dega që doja unë ishte farmacia, për shkak të kuotave të limituara dhe mesatares, nuk e fitova në raundin e parë”.

 

“Po regjistrohem në Financë, nuk u regjistrova në raundin e parë sepse isha në pritje të një dege tjetër, por tani zgjodha të regjistrohem këtu.”

 

Infermieria dhe degët e inxhinierisë janë disa nga drejtimet e preferuara të studentëve të ardhshëm.

 

ARJAN XHELAJ

 

RRJETI AKADEMIK SHQIPTAR

 

“Ndër programet më të kërkuara është mjekësia e përgjithshme, kuotat e së cilës në UT, u ezauruan që në raundin e parë, stomatologjia po ashtu edhe disa degë në fakultetin e arteve dhe të sportit janë ezauruar. Shumë e kërkuar nga maturantët vijon të jetë dega e infermerisë dhe po ashtu degët e inxhinierisë.”

 

Ndërkohë aplikimet për raundin e tretë për të gjithë maturantët që nuk kanë përfunduar procesin e regjistrimit, nisin nga data 12 deri më14 tetor nëpërmjet portalit u-albania.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *