Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 8 persona dhe ka shpallur në kërkim 2 të tjerë, të cilët vepronin si një grup i strukturuar kriminal, që merrej me trafik personash drejt Anglisë dhe SHBA.

 

Arrestimi i tyre është bërë falë operacionit të koduar “Garantuesi”. Të arrestuarit janë, Gazmend  Garupi, 44 vjeç, i cili ishte në rolin kryesor, atë të organizatorit. Në prangat e policisë kanë rëne dhe Sotiraq Antoni, 52 vjeç, Haxhi Ramadani, 54 vjeç, Bledjan Ramadani, 29 vjeç, Eduart Shima, 37 vjeç, Pllumb Pali, 47 vjeç, Shpëtim Kiri, 59 vjeç, Nikolla Mano, 59 vjeç dhe Tonin Shtjefni 27 vjeç.

 

Ndërsa janë shpallur në kërkim shtetasit K.P.,46 vjeç dhe Y.Th. 36 vjeç.

 

Ndërkohë në kuadër të këtij hetimi në përfundim të operacionit, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

 

“Laborator për falsifikimin e dokumenteve, ku u gjetën 3 njësi kompjuteri, 2 laptopë,  5 skanera, 5 printera, 3 printer-skaner,  5 vula të ndryshme, 14 usb, 17 tampona vulash, 1 pasaportë biometrike, 1 kartë identiteti, 10 platforma me strukturë plastike, 2 karta identiteti të huaja, fotografi pasaportash, materiale kancelarie të ndryshme, lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa 2 kg, 9 copë telefona celulare, 4 automjete të markave të ndryshme, dhe 1 armë gjahu.”

 

Materialet e sekuestruara i kanë kaluar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *