E enjte, 12 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Dërgohet për gjykim ish kreu i bashkisë së Vaut të Dejës

Prokuroria e Shkodrës ka dërguar për gjykim ish kreun e bashkisë së Vaut të Dejës Gjon Marku.

 

Organi I akuzës e  referoi atë në gjykatë për “shpërdorim detyre”. Ai akuzohet për tejkalim detyre, pasi dyshohet se ka lëshuar licencë për një subjekt transporti, duke shkelur ligjin sipas organit të akuzës.

“Nga hetimet e kryera rezulton se shtetasi Gjon Ndue Marku, me detyrën e kryetarit të Bashkisë Vau i Dejës  gjatë periudhës 2011-2015, ka lëshuar një licencë si dhe një certifikatë ‘për transport udhëtarësh në linjë të rregullt ndërqytetëse ndërmjet qarqeve’, në kundërshtim me detyrën”, thuhet në komunikatën e shpërndarë organi i akuzës në Shkodër.

Vazhdo të lexosh

Reklamë