E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:20 Në vijim ora 02:20: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Dërgo listën me emrat e trafikantëve në Prokurori”

 

Zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama, duke cituar kryeministrin Rama dhe ministrin e brendshëm Demiraj, deklaron se në luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit nuk mjafton lista e 124 personave të implikuar. Në reagimin e tij zyrtari i LSI-së, thotë se si funksionarë të lartë të shtetit ata duhet ta dinë se e kanë për detyrë të veprojnë në zbatim të ligjit, duke kryer si hap të parë dërgimin e të gjitha të dhënave në prokurori. Luan Rama shkruan se prokuroria, nëse nuk e ka bërë, duhet të nisë menjëherë procedurat që ligji e detyron, për hetimin dhe fillimin e çështjes penale për emrat e listës që disponon kryeministri dhe ministri i brendshëm.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë