Subscribe

Opozita ka reaguar ashpër ndaj depozitimit te reformës ne drejtësi ne Parlament me firmën e 33 deputeteve te koalicionit qeverisës. Nëpërmjet nje deklarate per mediat, kryetari i PD Lulzim Basha, e ka cilësuar këtë nje akt te ulet provokimi qe përshkallëzon krizën ne vend. Lideri i opozitës Basha ka paralajmëruar serish se çdo tentative per te kaluar ne mënyre te njëanshme reformën ne drejtësi do te shoqërohet me daljen jashtë parlamentit te opozitës

“Çdo tentative per te trafikuar qofte dhe një mandat te vetem opozitar me paratë e pista te drogës dhe krimit qeveritar do te rezultojë ne djegien e mandateve opozitare si hapi i pare drejt përvëlimit te parlamentit ilegjitim qe do te jete edhe përgjigjja e merituar e popullit ndaj nje qeverie qe i hap atij lufte, me çdo mjet qe siguron fuqia e padiskutueshme e sovranit.”

Sipas Bashes, e vetmja rruge qe vendi te kete reformën ne drejtësi është zbatimi i plote i rekomandimit 88 te Komisionit te Venecias. Por pavarësisht qëndrimit te opozitës, mazhoranca ka hedhur edhe nje hap te ri drejt miratimit te reformës ne drejtësi. Anëtaret e komisionit te posaçëm per këtë reforme jane lajmëruar se te hënën ne orën 10.00 fillon puna per miratimin e 7 ligjeve qe kane lidhje me strukturën anti-korrupsion dhe institucionet e reja qe do te ngrihen pas miratimit te ndryshimeve kushtetuese. Sipas emailit qe iu eshte shpërndare anëtareve te komisionit ne rendin e dites jane prezantimi i paketës së projektligjeve të reformës në drejtësi dhe miratimi i kalendarit për shqyrtimin dhe miratimin e tyre. Deputeteve nuk iu janë shpërndare ende projekt-ligjet dhe per me teper opozita nuk ka qene pjese e hartimit te tyre duke sjelle nje problem te ri ne marrëdhëniet mes demokrateve e socialisteve. Ndërkaq burime nga opozita bëjnë me dije se keto dy hapa te mazhorances; depozitimi i draftit kushtetues dhe fillimi i punës per miratimin e ligjeve vene ne rrezik negociatat qe aktualisht po zhvillohen vetëm per nje pike te vetme; kërkesën e PD per zbatimin e rekomandimit 88 te komisionit te Venecias.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *