E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:04 Në vijim ora 04:04: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sport

Derbi “nxeh” Superligën/ Dede i lëshon sfidën Partizanit

Derbi i kryeqytetit Partizani-Tirana rikthehet në fushe këtë të enjte për te përmbyllur javën e 15 të Kategorisë Superiore.

Nje sfide që zgjon gjithmonë interesin e cdo tifozi edhe pse sërish shkallet e stadiumit do të jene të boshatisur si pasoje e situates se COVID19. Megjithate sipas teknikut bardheblu Nevil Dede, nje derbi shijohet gjithmone ndersa tregoi se si e gjen skuadren e tij ky takim .

 

Nevil Dede / trajner i Tiranës

Reklamë

“Klima është pozitive gjithmonë kur fiton. Kjo ndeshje ka interes të veçantë, është reklama e futbollit shqiptarë. Jemi optimistë. Besoj se do i rikuperojmë shpejt edhe të dëmtuarit. Do bëhemi më solidë me përforcimet e ardhura. Klima është pozitive gjithmonë kur fiton. Kjo ndeshje ka interes të veçantë, është reklama e futbollit shqiptarë. Jemi optimistë. Besoj se do i rikuperojmë shpejt edhe të dëmtuarit. Do bëhemi më solidë me përforcimet e ardhura.

 

I pyetur nese Tirana vijon të jete pretendente per titullin kampion Dede ndonëse është 12 larg Vllaznisë, ai u pergjigj:

 

 

Sa ka matematike përgjigja është e dhënë. Është java e 15-të, jo e 33-ta. Jam pjesë e Tiranës, e këtyre djemve dhe gjithçkaje që e përfaqëson ky klub.

 

Partizani që e luan këtë ndeshje në “Elbasan Arena” si skuadër pritëse, vjen në këtë derbi me shumë optimizëm, më së shumti nga blerjet e janarit. Zhunior e Murataj kanë përforcuar ekipin ndërsa marrja e OK-it nga FIFA për aktivizimin e Cinarit, shton edhe më shumë alternativat për trajnerin Daja, që synon në derbi të realizojë dy objektiva. Të fitojë, për të vijuar ndjekjen ndaj Vllaznisë dhe ti japë një shkelm

Më shumë video

Reklamë