Në kuadër të  reformës zgjedhore, janë bërë e vijohet të bëhen disa ndërhyrje  ligjore qe prekin që nga Kushtetuta, te Kodi Zgjedhor e deri te disa ligje si Kodi  Penal, ligji për Policinë, per Prokurorinë, per partite politike etj.

Në përgjigje të akuzave të opozitës së bashkuar për ndryshime të njëanshme kushtetuese nga mazhoranca, deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi e konsideron një tentativë për të bllokuar vijimësinë e përgatitjes së zgjedhjeve të 2021.

Në një lidhje direkte me edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, Hysi shprehet se hapja e listave dhe ruajtja e koalicioneve parazgjedhore bën konfuz votuesit.

Sa i përket koalicioneve parazgjedhore, deputetja thekson se opozita e bashkuar është e lirë që të ofrojë një model që e kanë edhe vendet anëtare të OSBE.

“Ndryshimet kushtetuese nuk janë në mënyrë të njëanshme. Ka pas një komision të reformës zgjedhore, deputetët e opozitës në parlament kanë kërkuar ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe hapjen e listave. Pra, nuk është çështja e listave të hapura që ka dalë papritmas në axhendë, apo çështja e koalicioneve. Është një tentativë e opozitës që janë jashtë parlamentit për të bllokuar ecurinë e përgatitjes për zgjedhjet e ardhshme, zgjedhjet e 2021.  Hapja e listave, aq më tepër 100 për qind dhe garimi i çdo partie me listat e tyre; unë nuk arrij dot ta përfytyroj që një zgjedhës të rri e të lexoj kaq shumë emra dhe të përzgjedhë kandidatin që ai kërkon ta përfaqësojë. Ne kemi lënë që në kodin zgjedhor do të detajohen elemente që lidhen me hapjen e listave. Listat mund të hapen edhe 100 për qind, gjëra që do të detajohen në kodin zgjedhor. Sa i përket koalicioneve parazgjedhore, është thënë hapur që le të ofrohet një model që e kanë vendet anëtare të OSBE, ku ekziston një model, ku çdo parti që është në koalicion të ketë 140 kandidatët e vetë në listë. Kuvendi i Shqipërisë, në shtator ka shumë punë. Këto ndryshime duhet të bëhen sa më shpejt. Faza e tretë është miratimi i Kodit të ri Zgjedhor. Opozita parlamentare kërkoi që kodi i ri zgjedhor, hapja, depolitizmi i administratës nuk do bëhet as në këto zgjedhje, as në zgjedhjet vendore, po pas 2 palë zgjedhjesh (në vitin 2025).”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *