E premte, 9 Tetor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:45 Në vijim ora 04:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Deputetja britanike: Sulmuesit në veri, milici e pajisur mirë, do japin llogari para drejtësisë

Deputetja britanike, Alicia Kearns, i quajtur sulmuesit në veri si milici të financuar dhe pajisur mirë, duke iu referuar pamjeve fillestare nga Manastiri i Banjskës. Ajo thekson se do të ketë llogaridhënie dhe autorët do të përballen me drejtësinë.

 

Reklamë

“Situata nuk ka ende fund për shkak të këmbimeve të zjarrit në Manastirin e Banjskës. Pamjet fillestare sugjerojnë se sulmuesit janë milici e financuar dhe e pajisur mirë, përfshirë me pajisje të blinduara. Duhet të ketë llogaridhënie dhe ata duhet të përballen me drejtësinë. Të shpresojmë se nuk do ketë më të plagosur”, shkruan ajo.

 

Reklamë

Nga ana tjetër, Policia e Kosovës konfirmon se janë ekzekutuar tre sulmues nga shkëmbimi i zjarrit në zonën e fshatit Banjska. Në reagimin zyrtar thuhet se është arrestuar një nga sulmuesit që ndodhej në Manastirin e Banjskës, si dhe tre të tjerë, që dyshohet se komunikonim përmes radiove me sulmuesit e armatosur.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë