Ish Ministri i Brendshem, Saimir Tahiri, po merret ne pyetje ne Prokurorine e Krimeve te Renda per dosjen Habilaj. Bashke me Tahirin, ne Prokurori eshte paraqitur dhe avokati i tij Maks Haxhia.

 

Deputeti Tahiri u thirr ne prokurori një ditë pasi katër oficerë të policisë gjyqësore pranë Krimeve të Rënda kanë kryer kontrolle në shtëpinë e tij.

 

Kërkesa është firmosur nga kreu i Krimeve të Rënda Besim Hadarmajtaj, një nga prokurorët që po heton dosjen Habilaj, pjesë e të cilës është dhe deputeti Tahiri, i përmendur në përgjimet e Prokurorisë së Katanias.

 

Deputeti Saimir Tahiri po hetohet në gjendje të lirë pasi kuvendi nuk miratoi kërkesën e Prokurorisë për Krimet e Rënda për prangosjen e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *