Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj ka komentuar në “Vizion Plus” vizitën e kancelares Angela Merkel në Tiranë, si dhe foli për sfidat e rajonit në rrugëtimin europian me “Open Balkan”.

 

Ardhja e Merkel pikërisht në Tiranë, shton Xhafaj, tregon ndryshimin drastik që sipas tij ka sjellë nisma e Procesit të Berlinit, për ta shikuar Ballkanin Perëndimor si një zonë që duhet të jetë pjesë e BE-së, e jo që vetëm duhet ndihmuar.

 

“I gjithë turi i Merkel në Ballkanin Perëndimor ishte dhe njëherë një rifokusim që duhet të jetë vëmendja e politikës jo vetëm në Gjermani, por edhe i vendeve të tjera evropiane, ndaj asaj që është ndryshimi drastik që ka sjellë nisma e Procesit të Berlinit. Jo më e para e Ballkanit si një zonë neutrale që duhet ndihmuar, por si një zonë që duhet të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, e që duhet avancuar, qoftë në nivel të bashkëpunimit ekonomik, tregtar, por edhe në vijim të procesit të integrimit. Besoj që ky fokusim dhe fakti që ky takim nuk ndodhi në çdo kryeqytet, por ndodhi në Shqipëri, tregon edhe njëherë që fokusi është shumë i madh tek gjithë procesi i integrimit i të gjithë rajonit, por njëkohësisht edhe që ka qenë një vlerësim jo vetëm për rolin e Shqipërisë në avancimin e procesit, por edhe për projektet në sektorë të ndryshëm.”

 

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama, kancelarja Angela Merkel theksoi edhe njëherë mbështetjen e Berlinit zyrtar për hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *