Përpara se në parlamentin serb të nisë diskutimi mbi iniciativën “Ballkani i Hapur”, deputeti shqiptar Shaip Kamberi i është drejtuar sërish kryeministres Ana Brnabic, me kërkesën për përdorimin publik dhe zyrtar të simbolit kombëtar shqiptar.

 

“Në fund të fundit angazhimin tonë të pandalshëm për identitetin dhe simbolet na e obligojnë edhe rreshtat e himnit tonë”- u shpreh Kamberi.

 

SHAIP KAMBERI

 

DEPUTET NE PARLAMENTIN SERB

 

“Republika e Serbisë po vazhdon të mbetet vendi i vetëm në rajon i cili, me ligj, i pamundëson pakicave kombëtare që të përdorin lirshëm simbolet e tyre nëse janë identike me simbolet e shteteve të tjera. Se sa është në Serbi shkalla e mosdurueshmërisë ndaj simbolit kombëtar shqiptar na ka treguar edhe sjellja e huliganëve, të cilët kanë hequr flamurin shqiptar në vende të shumta në Beograd ku ishte i vendosur si pjesë e protokollit shtetëror për vizitën e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama. Huliganët janë kryerësit e drejtpërdrejtë të këtij akti vandal, por duhet të theksohet që ata janë produkt i diskursit i cili mbështet dhe ushqen stereotipet antishqiptare, armiqësinë dhe hasmërinë ndaj tyre.”

 

Më tej në fjalën e tij, Shefi i Grupit Parlamentar “Lugina e Bashkuar”, ka deklaruar se nuk do të ketë nënshtrim kundrejt urrejtjes së hapur dhe paragjykimeve ndaj shqiptarëve dhe ndaj gjithçkaje që lidhet me shqiptarët.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *