E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Vendi

Deputeti Sadri Abazi aksidenton fëmijën

Deputeti i Partisë Socialiste Sadri Abazi ka aksidentuar një fëmijë gjatë mesditës së sotme në plazhin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Bajram Curri rreth orës 13.00, kohë kur deputeti ka qenë duke udhëtuar me automjetin fuoristradë tip Range Rover me targa  AA 907 MB nga unaza e plazhit drejt rrugës kryesore. Burime të policisë kanë bërë të ditur se është aksidentuar fëmija me iniciale J.S 7 vjeç, i cili pasi është dërguar për kontroll  në spital, është larguar për në banesën e tij. Policia e Durrësit ka mbërritur ne vendngjarje dhe për më shumë se 1 orë ka kryer veprimet procedurale në prani të deputetit Sadri Abazi.

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë