Deputeti i LSI-së Luan Rama ka thënë se jemi përballë një kolapsi institucional.

 

Në një deklaratë për mediat Rama deklaroi se mungesa e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese për shkak të reformës në drejtësi është skandaloze dhe ka kërkuar zgjidhjen e ngërçit. Duke folur jashtë ambienteve të Kuvendit,

 

“Mungesa e Gjykatës Kushtetuese është skandaloze. Ne jemi pjesë e të njëjtës opozitë dhe misioni është kthimi i normalitetet i funksioneve Kushtetuese. Reforma në drejtësi është një sfidë kombëtare. Ne kemi kërkuar që dialogu në Kuvend duhet të jetë serioz. Në të gjitha kontaktet edhe PD mbetet për dialog institucional që zgjidh problemet e reformës në drejtësi. Jemi përballë një kolapsi institucional. Do bllokohen gjykatat dhe më pas ligjin do e bëjn kriminelët. Është e turpshme që sot Shqipëria është pa funksionimin e Gjykatave të Larta”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *