Deputeti i Partisë Socialiste, Andor Shameti është shprehur optimist se shumë shpejt në vend do të ngrihen organet e reja të drejtësisë.

 

Teksa ishte pjesë e edicionit qendror të lajmeve në Vizion Plus, këtë të dielë, Shameti kometoi edhe dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj si dhe emërimin e Sandër Lleshit.

 

Ai tha dorëheqja është diçka integrale në një sistem demokratik, ndërsa theksoi se Xhafaj ishtte një minsitër i shuksesshëm.

 

 

Më poshtë intervista e plotë e deputetit socialist Andor Shameti, të dhënë për Vizion Plus;

 

 

Fundajva është dominuar nga zhvillime të papritura konkretisht nga dorëheqja e ministrit Xhafaj. Si e lexoni ju dorëheqjen e ministrit më të rëndësishëm të kabinetit?

Institucioni dorëheqjes është pjesë integrale e një demokracie funksionale. Ajo çka është e rëndësishme për tu thkesur pas dorëheqjes së zotit Xhafaj nga detyra e ministrit të Brendshëm të qeverisë socialiste, është se nuk gjejë veçse fjalët më të mira për arritjet e këtij viti të pare, të mandatit të dytë, të qeverisë socialiste për punë e bërë nga policia e shtetit dhe për zotin Xhafaj si drejtues politik dhe përçues I programit të qeverisë socialiste në këtë mandat të dytë qeverisë.

 

A lidhet kjo dorëheqje me akuzat e bëra nga opozita ndaj tij apo me akuzat më të fundit ndaj Vangjush Dakos?

Atëherë në të gjitha, portalet dhe mediat është artikuluar dhe janë ngritur një sërë teorish konspirative dhe opinion publik është I pritrur për tu tërhequr se është intriguese dhe interesante ngtritja e një sërë historish që kanë lidhje me këtë që ju përmendët. E rëndësishme është se program politik I Partrisë Socialiste, I qeverisjes në mandatin e dytë është lufta e pakompromis ndaj krimit të organizuar dhe krimit në përgjithësi. Dhe në këtë kuptim nuk ka të paprekshëm në këtë process, në këtë histori në luftënd ndaj kriminalitetit. Kjo është e rëndësishme dhe pa përmednur asnjë emër. Është e rëndësishme për të sqaruar opinionin publik se minsitri I brendshëm nuk është as prokurori as gjykatë. Minsitri I brendshëm është pjesë e kabinetit qeveritar I cili bën të mundur zbatimin në praktikë të programit politik qeverisës të Partisë Socialiste. Dhe qëndrimi i grupit parlametar tonë ka qenë që tia lëmë në dorë organeve të drejtësisë që të bëjnë drejtësi.

Si e shikoni zgjedhjen e kryeministrit Edi Rama për të vendosur në krye të Ministrisë së Brendshme një ushtarak si Sandër Lleshi?

Nga  pikëpamja Kushtetues është kryeministri vendit ai që përzgjedh kandidatura. Nuk kam veçse vlerësimin më të lartë për karrierën e zotit Lleshi. E mendoj që ekspertiza e tij në fushën çështjeve të sigurisë do të jetë një bonus. Dhe do t’I jap një plus pozitiv ecurisë së mëtejshme.

 

Mund të ishte dhe një figurë politike?

 

Kjo është zgjedhje  individuale e kryeministrit të Shqipërisë.

 

Ndalemi pak tek operacioni Forca e Ligjit. Opozita ka denoncuar vazhdimisht se Ministria e Brendshme ka prekur vetëm ushtarët dhe ka lënë mënjanë bosët e krimit të organizuar.

Lajmi i mirë për të gjithë opinionin publik është që shteti është më këmbë. Shteti funksionon. Organet e drejtësisë bëjnë punën e tyre. Policia bën punën e vetë. Dhe duhet që patjetër çështejet e ngritura, çështejt e nisura nga prokuroria të shkojnë në gjykatë, të kërkohen deklarimet për fajtor për të gjityhë të akuzuarit. Pasi nuk është një çështej që e bëjnë gazetat apo shtypi ngritjen e akuzave. Në këtë kuptim do të insistoja se ne si grup parlametar, qeveria socialiste mbështesim punën e organeve ligjzbatuese në realizimin e punës së tyre. Në realizimin e drejtësisë.

 

Ju jeni një jurist me përvojë të gjatë. Si do ta gjykonit ecurinë e reformës në drejtësi në një kohë kur kemi Gjykatën Kushtetuese të bllokuar, Gjykatën e Lartë po ashtu, Shkollën e Magjistraturës dhe Këshillin e Lartë të prokurorisë në një ngërç?

Reforma në drejtësi, fatmirësisht është në hapat e fundit të realizmit në praktik të saj. Ngërçi I vetëm që është duke u tejkaluar është konstituimi përfundimtar i KLP dhe KLGJ. Dhe kjo vonesë nuk ka ardhur për kapriço apo neglizhencë të politikës pasi Parlamenti dhe grupi parlametar I PS tashmë I ka bërë detryat e shtëpisë. Dhe ata anëtarë të KLGJ dhe KLP që duheshin zgjedhur nga Kuvendi tashmë janë zgejdhur. Dhe sa I takon pjesës anëtarëve të KLP dhe KLGJ të zgjedhur nga trupa e prokurorëve dhe gjyqtarëve duhet të informojmë opinionin publik se ka mbetur pjesa e fundit për identifikimin dhe mbylljen e aplikimeve për anëtarë të KLP sa I takon prokurorive të Apeleve dhe gjykatave të Apeleve. Pra jemi brenda kornizës kushtetuese dhe jemi duke verpuar në harmoni të plotë me atë se çfarë ka parashiuar Kushtetuta dhe ligji. Kështu që jemi në fazën përmbyllëse dhe unë mendoj se shumë shpejt do ta kemi të ngritur të të tërë strukturën e vetëqeverisjes të organeve të drejtësisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *