E shtunë, 10 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Deputeti i PS përplaset me Flamur Nokën: Salianjin e futët ju në burg, më vjen keq për të

Deputetët e opozitës janë përplasur me kolegët e mazhorancës, teksa janë duke bllokuar hyrjen e Kuvendit.

Flamur Noka ka pasur një debat me Frrok Gjinin, I cili ka kërkuar të hyjë në Kuvend, por nuk është lejuar.

Reklamë

“Ai kërkon të zhdukë opozitën. Do ju vijë radha ju nesër, ju lutem”, ka thënë Noka, duke theksuar se ata po e ndërmarrin aksioni për burgosjen e kolegut Ervin Salianji.

Ndërkohë, Gjini ka thënë se Salianji është në burg për shkak të tyre dhe ka shprehur keqardhje për të.

Reklamë

“E keni marrë në qafë ju, më vjen keq për të. Ju e keni futur në burg”, tha Gjini.

/vizionplus.tv

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë