Deputeti i përjashtuar Gjetani: Vendim i Ramës i padrejtë!

Deputeti, Gjetan Gjetani reagon pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar.
Deputeti Gjetani përmes një statusi në rrjetin social Facebook e ka cilësuar të padrejtë këtë vendim..
“Vendimi i Edi Rames, per te me larguar nga Grupi Parlamentar, eshte nje vendim i padrejte. Nuk me ka bere socialist Edi Rama, dhe nuk ka se si ai te me largoje. Socialist kam qene ne dite te veshtira te PS me familjen e njerez te afert te mi, dhe jo sot ne pushtet kur ndahen tendera e privilegje. Sot Edi Rama nuk ofroi asnjë zgjidhje për Kurbinin. Duke më sulmuar mua publikisht, ai as nuk shtoi investime, as vende të reja pune në Kurbin. Përkundrazi, shtoi vetëm një dozë tjeter të arrogancës së tij, arrogancë që e kanë dhe te besuarit e tij në Kurbin, dhe kjo jo vetëm nuk është ajo çfare presin banoret me shume halle, por vete problemi qe prodhon edhe me shume hendek mes qeverise dhe njerezve. Une pavaresisht se si shkojne interesat e dites se Rames dhe miqve te tij, do vazhdoj te jem prane qytetareve. Nuk kam qene asnjehere i pushtetshem, por kam qene i vertete me njerezit. Dhe do vazhdoj te ngreje zerin, per te gjitha shqetesimet dhe problematikat qe kane qytetaret e Kurbinit, duke mos u lekundur per asnje arsye.”




