E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Deputeti i PD: Lleshaj pupaci Edi Ramës, po terrorizon studentët

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka akuzuar ministrin e Brendshëm Sandër Lleshajn se ka zgjedhur të bëhet palë më krimin dhe me studentët.

 

Në një postim në “Facebook”, Salianji duke u ndalur tek ngjarjet e ditës së shtunë, shprehet se ministri ka zgjedhur interesin personal të pushtetit të kryeministrit dhe jo zbatimin e Kushtetutës dhe ligjit.

 

Reklamë

Sipas deputetit të PD, grupet kriminale vazhdojnë të qetë zbatimin e aktiviteteve kriminale ndërsa policia ka vendosur të terrorizojë studentët.

 

“Lleshaj, Shvejku i Ramës jo ushtari i Republikës! Kur je pupaci i shefit, zgjedh pa problem të kesh partner krimin, jo studentët, zgjedh interesin personal për pushtet të KM dhe jo Kushtetutën dhe ligjin! Në Durrës bandat plaçkitin shtëpinë e biznesmenit dhe i marrin peng edhe fëmijën. Në Fushë-Krujë, pak km larg aeroportit të vetëm, maskat dalin duke terrorizuar dhe plaçkitur në mes të rrugës. Dy gra aksidentohen me vdekje për shkak të mungesës së sinjalistikës, qindra familje të tjera anembanë Shqipërisë jetojnë nën terrorin dhe vjedhjet e bandave. Grupet më të fuqishme kriminale vazhdojnë të qetë aktivitetin. 3 të vrarë në Elbasan në atentat mafioz.  Ai që hesht është pupaci i Edi Ramës në Ministrinë e Brendshme.  Shqetësimi kryesor i Sandër Lleshajt është dhuna dhe terrori psikologjik ndaj studentëve protestues. Është ministri që do të mbahet mend si urdhëruesi i pushtimit policor të Universiteteve, duke ia kaluar edhe Hekuran Isait të diktaturës! Pupaci ushtar i Edi Ramës është ministri, i cili nuk ka folur asnjëherë të vetme për revanshin e krimit ndaj shtetit, për korrupsionin gjigand, për rendin dhe sigurinë! Të trajtosh studentët si kriminelë dhe kriminelët si partnerë është zgjedhja e anës së gabuar. Në demokraci, politikani ka frikë ligjin dhe qytetarët, ministri i brendshëm i republikës duhet të kujdeset për rend dhe siguri, duke nisur nga sigurimi i protestës së qetë të studentëve. Lleshaj ka zgjedhur të jetë Zhvejku i Ramës dhe jo ushtari i Republikës!”

Vazhdo të lexosh

Reklamë