Subscribe

Gjermania i kërkon opozitës te mos bllokoje procesin e integrimit te vendit. Shqetësimi eshte shprehur nga deputeti i Bundestagut Gjerman Andreas Lämmel, i cili i përket partisë se Angela Merkel, CDU, pas një takimi me kreun e Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka. Ai ka ndare me opozitën shqetësimin per drogën, por jo bojkotin.

 

“Ju mund të organizoni protesta, nuk është kjo çështja. Është një e drejtë e garantuar me kushtetutë. Mund të protestohet çdo ditë ose dy herë në ditë. Por për Partinë Demoktratike nuk është mirë që të bojkotohet ose bllokohet procesi i integrimit. Që të mos prishim rrugën pozitive të Shqipërisë që ka bërë vitet e fundit nga tensionimi i proceseve politike. Por çfarë nuk kam kuptuar këto ditë është çështja ose pyetja për kanabizimin, pse kjo situatë ka dalë jashtë kontrollit.Për fermerët e kuptoj që është interesante apo atraktive por çfarë bën shteti dhe si mund të dilet nga situatë.”

 

Në këtë takim, Lämmel ishte i shoqëruar edhe nga drejtuesi i fondacionit Konrad Adenauer Stiftung, z. Walter Glos. Nje dite me pare ata ishin ne selinë e Partisë Demokratike ku vune theksin ne rendesine e gjetjes se nje marrëveshje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *