Ervis Meco është deputeti i parë në Kuvendin e Shqipërisë nga komuniteti rom- egjiptian. I ftuar në emisionin Vizioni i Pasdites në Vizion Plus, Meco ka sqaruar dhe ka hedhur dritë mbi rastin e kërcëënimit të tij të cilin ai e bëri publike dhe ku i është drejtuar Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë për ndihmë.

 

“Mua me vjen shumë keq se në atë parlament nuk jam unë njeriu që kam ndarë tenderat, nuk jam unë njeriu që kam krijuar iden e PPV të famshme as nuk kam kam porositur vrasje apo qoka me pages.  Unë jam njeri i ndershëm dhe me kushte të drejta loje, me ndershmëri  e moral kam dashur të pranoj për dy arsye: E kam pranuar si obligim ndaj kësaj popullate dhe si detyrim kushtetues. Unë kam pasur disa kërcënime të disa niveleve teë ndryshme , ajo qe ka ceduar ne nje menyre abstrakte dhe me ka bërë përshtypje shumë është dhe deklarata e liderit të Partisë Demokratike i cili është njeriu i parë i cili ngriti gishtat në vitet 90. Ngritja e gishtave është simbolika  liri demokraci”.

 

Duke u ndalur te arsyet që e çuan drejt pranimit të mandatit të deputetit, Meco u shpreh se e ka parë si një mundësi për  integrimin e komunitetit rom dhe egjiptian në shoqerinë Shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *