E hënë, 9 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Deputeti gjerman: Kundërshtojmë idenë e këmbimit të territoreve

Deputeti gjerman i Bundestagut, Peter Bayer, gjatë një takimi me kryeministrin e Ramush Haradinaj ka theksuar edhe njëherë se Gjermania e kundërshon idenë e këmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

 

“Ne jemi në vizitë zyrtare, por ne jemi me miqtë tanë. Biseduam për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova. Kemi folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, të cilin e mbështesim, por edhe për temën e këmbimit të territoreve, të cilën Gjermania e kundërshton fuqishëm. Ne do të jemi partnerë mbështetës i Kosovës për proceset e ardhshme, sigurisht me një sy kritik”.

 

Reklamë

Ndërkohë kryeministria bën me dije se Haradinaj bisedoi me deputetët gjermanë për procesin e dialogut me Serbinë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, duke shprehur përkushtimin e Kosovës për arritjen e një marrëveshjeje që do të rezultonte me njohje të ndërsjellë.

 

Po ashtu, në takim u bisedua për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, por edhe për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë