Një deputet bashkë me djalin e tij kanë qënë në mesin e viktimave të një prite që iu organizua ligjvënesit të njohur Indian, Tirong Aboh ditën e martë.

11 persona në total kanë mbetur të vrarë nga kjo prite e organizuar posacërisht për të ekzekutuar deputetin e Partisë Kombëtare Popullore (NPP).

Ngjarja shumë e rëndë ndodhi në një rrugë mes provincave Khonsa dhe Deomali ndërsa dyshohet se autoret kanë qënë militantë të armatosur dhe të mirëorganizuar.
Dyshimet më të forta të sulmit ndaj eskortës së deputetit indian Tirong Aboh janë ndaj militantëve separatistë të fraksionit Isak-Muivah.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *