E shtunë, 26 Shtator 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Deputeti dhe bashkëshortja e tij vriten me armë zjarri në Ekuador

Deputeti 34-vjeçar i Ekuadorit, Cristian Nieto dhe bashkëshortja e tij kanë humbur jetën në mënyrë tragjike, si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Mediat e huaja raportojnë se deputetit fatkeq u qëllua për vdekje në Ekuador pak minuta pasi dha një intervistë në një cirk plot me fëmijë.

Nga të shtënat me autorë ende të paidentifikuar, përveç Nietos, mbeti i vrarë edhe gruaja e tij dhe një person tjetër, ndërsa u plagos një gazetar.

Nieto njihej në Ekuador me pseudonimin Rescate (shpëtimi në spanjisht), sepse u kishte ofruar ndihmë disa njerëzve, shumica prej tyre të varur nga droga. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh