Deputetët e Partisë Socialiste Arben Çuko dhe Xhemal Qefalia, anëtarë të Komisionit Parlamentar të Sigurisë i kanë kërkuar zyrtarisht kreut të këtij komisioni Spartak Braho, thirrjen e një seance dëgjimore, mbi kërcënimet ndaj prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla. Deputetët kërkojnë të dëgjojnë vetë kryeprokurorin, kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror Visho Ajazi Lika dhe drejtorin e Policisë së Shtetit Haki Çako. Në kërkesën e tyre, deputetët shprehen se kjo përbën një ngjarje serioze dhe kërcënon sigurinë kombëtare, si dhe minon besimin e çdo qytetari për sigurinë publike. Sipas tyre, ngjarja kërkon vëmendje maksimale nga të gjitha institucionet vendimmarrëse dhe ligjzbatuese.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *