Subscribe

Votimi i ministrit të ri të Brendshëm shtyn pushimet dimërore të deputetëve.

Edhe pse ishte parashikuar që parlamenti të mbyllte sesionin nesër, konferenca e kryetarëve ka vendosur që të zhvillohet edhe një seancë tjetër, pa përcaktuar një datë.

Sipas njoftimit zyrtar te kuvendit, me propozimin e kryeparlamentarit  Gramoz Ruçi,  mbledhja vendosi që sesioni aktual do të jetë i hapur edhe pas festës së krishtlindjeve, me qëllim që të shqyrtoje e miratojë akte ligjore, të cilat mund të jenë emergjente.

Mësohet se në këtë seancë shtesë do të votohet ministri i ri i Brendshëm, si dhe disa marrëveshje ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *