Subscribe

Megjithe garancitë e dhëna nga mazhoranca ne Parlament, disa qytetare i jane përgjigjur thirrjes se deputetit socialist per te shkruajtur emrat e deputeteve qe mbrojtën ligjin, ne kazanët e plehrave. Shkrimet jane bere gjate mbrëmjes se te enjtes dhe një pjese e tyre, jane përhapur ne rrjetet sociale. Ndërkohe, punonjësit e bashkisë, i kane fshire ato gjate ditës. Por nga ana tjetër, kryeministri Rama ne Facebook, u ka kthyer serish përgjigje zërave kritike ndaj ligjit.

“Ligji i votuar mbrëmë nuk ka asnjë lidhje me plehrat ogurzeza, po është vetëm një hap i natyrshëm dhe i domosdoshëm për të normalizuar situatën ligjore në lidhje me riciklimin e mbetjeve të listës së gjelbërt të Bashkimit Europian; për të fuqizuar industrinë e lehtë të riciklimit me qëllim rritjen e përpunimit edhe të mbetjeve të vendit.”

Rama i cilësoi argumentet e dhëna nga kritiket, si broçkulla të politikes.

“Dëgjojeni mirë: Falimentimi i kësaj industrie sot, do të thoshte një Shqipëri më e ndotur nesër! Jo më kot e gjithë pjesa e shëndoshë e specialistëve të mjedisit dhe e ambientalistëve që pasion ka mjedisin jo protestat pa arsye, kanë dhënë kontribut në hartimin e ligjit dhe e mbështesin atë”.

Ligji kaloi ne Parlament me 63 vota pro, ndërsa ra ne sy vota kundër e disa deputeteve socialiste dhe mungesa e disa deputeteve te tjerë, pjese e mazhorances

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *