Seanca parlamentare, e cila mbahet çdo të enjte, po zhvillohet sot (e mërkurë). Devijimi duket se është bërë për shkak të ndeshjes së parë të kombëtares shqiptare përballë Italisë në Euro2024. Kështu, përveç tifozëve shqiptarë, ata që do e shijojnë më shumë duket se janë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë.

Mësohet se një pjesë e tyre do të udhëtojnë që të enjten drejt Gjermanisë dhe për këtë arsye Kuvendi ka shtyrë seancën.

Gazment Bardhi nga salla e Kuvendit gjatë seancës së sotme plenare ka reaguar ashpër për zhvendosjen e seancës.

Bardhi: Sot është e mërkurë dhe vendosët që Kuvendin ta trajtoni si dyqanin tuaj personal. Në cilësinë e drejtueses së seancës sqaroni qytetarët për ndryshimin e ditës së seancës. Ka dalë në media një arsye banale, nëse është kjo, është një akt i turpshëm dhe distancohemi nga ajo arsye banale që zhvendos axhendën e Kuvendit. Kërkesa për interpelancë urgjente përfshihet si pikë e parë e rendit nëse nënshktuhet nga 7 deputetë. Jeni kthyer në banalë në gjithçka bëni. Kryetarja e Kuvendit e cilësoi si cënim i nderit dhe dinjitetit të Ramës. Nëse kishte nder të mos jepe tendera për familjarët por të mirëmenaxhonte paratë publike. Rama mund t’i fshihet opozitës, por jo drejtësisë!

Felaj: E keni sjellë shumë vonë kërkesën për interpelanacë. Nuk jam e detyruar që të jap llogari. Për shtyrjen e seancës jeni njohur me vendimin e kryetares së Kuvendit./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *