Pas arrestimit të djalit të deputetit socialist Rexhep Rraja, ka reaguar grupi i Grave Deputete të Partisë Socialiste, ku kanë ritheksuar mbështetjen për Prokurorinë në hetimin deri në fund të së vërtetës për dhunimin e Xhisiela Malokut.

 

Përmes një deklarate për mediat ky grup i bën thirrje kolegeve të opozitës që të ndalin dhunimin publik të vajzës pët motive politike.

 

“Na vjen shume mirë që prokurorja e çështjes është një grua, e cila sot ka të gjithë solidaritetin tonë në kryerjen e detyrës si edhe inkurajimin tonë të plotë, për t’i shkuar deri në fund çështjes në fjalë. Duke i rezistuar çdo ditë prej kohësh tanimë, vulgut politik e mediatik dhe duke treguar guxim e vendosmëri në ndarjen e drejtësisë nga politika, Prokuroria po jep në vijimësi sinjale shumë inkurajuese për shqiptarët që duan drejtësi. I bëjmë përsëri thirrje kolegeve deputete të opozitës të ndikojnë që të ndalet dhunimi publik i vajzës për motivet e politikës së dëshpëruar opozitare. Po ashtu u shprehim atyre keqardhjen për deklarata e akuza të ulëta, që shkojnë në drejtim krejt të kundërt me interesin e Xhisielës dhe të drejtësisë për të. Për ne drejtësia për vajzën është mbi gjithçka. Për ne ligji është mbi gjithkënd”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *