Politikë
Deputetët e përjashtuar të rikthehen në grup/ Platforma e Alibeajt për bashkimin e PD-së

Publikohet platforma e propozuar nga Enkelejd Alibeaj, në të cilën parashtrohen hapat për zgjidhjen e ngërçit në PD dhe bashkimin e demokratëve.
Kreu i grupit parlamentar të PD-së propozon certifikimin e anëtarësisë aktuale, si dhe rikthimin e të përjashtuarve apo pezulluarve nga partia në 12 janar.
Reklamë
Po ashtu, ai apeloi me forcë shmangien e gjuhës së urrejtjes dhe përcarjes mes demokratëve, dhe i bëri thirrje secilit anëtar të partisë të reflektojë dhe të heqë dorë nga çdo pozicion i deritanishëm përçarës mes demokratëve.


Vazhdo të lexosh
Reklamë




