E diel, 4 Tetor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Deputetët britanikë nuk ndalen, kërkojnë rrugë ligjore për shtyrje të Brexit

Deputetët e Parlamentit britanik, duke përfshirë ata që ishin larguar nga partia Tory, duket se nuk do të ndalen, ato do të ndjekin rrugët ligjore në rast se kryeministri Boris Johnson refuzon të kërkojë shtyrjen e afatit për dalje nga Bashkimi Evropian.

 

Reklamë

Një projekt-ligj që kërkon nga Johnson shtyrjen e afatit të Brexit-it që është 31 tetori, pritet të marrë pëlqimin mbretëror. Nga ana e tij Boris Johnson është shprehur se nuk do ta kërkojë nga Bashkimi Evropian shtyrjen e datës për largim të Britanisë.

 

Lideri i laburistëve, Jeremy Corbyn ka akuzuar kryeministrin britanik se nuk ka plan për të arritur marrëveshje të re. Gjithashtu parlamenti britanik ka kundërshtuar të mërkurën planin e Johnsonit për të organizuar zgjedhje të parakohshme.

 

Mirëpo qeveria ka thënë se ai do të tentojë të kërkojë zgjedhje të reja sërish të hënën e javës së ardhshme.

 

Votimi i ri për zgjedhje të parakohshme pritet të ndodhë pak para se të pezullohet puna e parlamentit nga java e ardhshme deri më 14 tetor.

Vazhdo të lexosh

Reklamë