E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Politikë

Deputetët britanikë kthehen në punë

Nje dite pasi gjykata Supreme në Mbretërinë e Bashkuar e cilësoi të paligjshëm pezullimin e parlamentit, ligjvënësit britanikë jane kthyer ne pune kete te merkure.

 

Pavarësisht se e cilësoi si të padrejtë këtë vendim, kryeministri Boris Johnson i cili ndodhet në Nju Jork ku po merr pjese ne punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, po përballet edhe me thirrjet e opozitës për dorëheqje.

 

Në mesin e kaosit politik, Johnson duket se e ka humbur plotësisht kontrollin e procesit të BREX-it, pavarësisht se këmbëngul që Britania e Madhe duhet të largohet nga Bashkimi Europian më 31 tetor me ose pa marrëveshje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë