Subscribe

Disa ndryshime  ne tatimet ndaj sektorit të bujqësisë janë parë me shqetësim nga deputet të mazhorancës por edhe të opozitës. Konkretisht është propozuar që të gjitha imputet bujqësore do të trajtohen me TVSH 10% nga zero që është aktualisht, ndërsa është zeruar rimbursimi i TVSH për prodhuesit, nga 6 % që u bë  në vitin 2018.

Nga furnizimi me shkallë të reduktuar të TVSH prej 10% të imputeve bujqësore për farërat, fidanët,pesticidet, plehrat kimike, numri i subjekteve që preken janë 3600 biznese në vit. Nga ky furnizim me tvsh 10% pritet që të ardhurat të rriten me 900 mln lekë në vit. Ndërsa sa i përket normës së kompensimit të prodhuesit bujqësorë nga 6 %,  bëhët zero. Nga kjo masë pritet të mblidhen 750 mln lekë në vit më shumë-sqaroi ministrja Ibrahimaj.

 

Për deputetin socialist Erion Braçe ka sektorë të tjerë të ekonomisë që po favorizohen, ndërkohë që bujqësia që jep dhe kontributin më të madh do të penalizohet me këto ndryshime.

 

Si mund të godisni bujqësinë me këto ndryshim? Ndërkohë që po favorizoni birrën, me disa përjashtime që çdo propozohen se do të hiqen por asnjëherë nuk votohen. Ndaj dhe mua si deputet me vjen turp që të ul kokën dhe të ngre dorën-tha Braçe.

 

Me skemën aktuale ju favorizoni vetëm importin ndërkohë që bujku shqiptar është me I pambrojturi këtu tek ne-tha Edmond Spaho.

 

Ndryshimet në disa taksa dhe tatime për sektorin agropërpunues janë kundërshtuar edhe nga komuniteti i bizneseve prodhuesve, që sipas tyre ndryshimet favorizojnë vetëm importin.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.