E hënë, 9 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Depot farmaceutike rrisin çmimin e maskave

13 pacientë të dyshuar me koronavirus, pas analizave të kryera pranë  Institutit të Shëndetit Publik kanë rezultuar negativ.

Autoritetet shëndetësore pohojnë se këta të dyshuar kishin histori udhëtimi me vendet e prekura nga virusi Covid-19, përfshirë këtu edhe italinë fqinje.

Ndërsa vdekja e një 45 vjecari nga Skrapari dje në mbrëmje në Senatorium, nuk kishte lidhje me koronavirusin.

Por edhe pse në Shqipëri nuk ka asnjë rast me Koronavirus, në farmaci kërkesat për maska janë ende të mëdha. Por cmimet e rritura, sipas drejtuesve të urdherit të farmacistit, vijnë nga depot farmaceutike.

Ndërkohë prokuroria e Tiranës vijon mbledhjen e provave për abuzimet e me cmimet e maskave dhe dezinfektantëve.

Më shumë video

Reklamë