Subscribe

Rreth 30 mijë banorët që jetojnë në zonën e Yzberishtit, Unazës së Re dhe ne fushën “Misto Mame” nuk do të vuajnë më nga mungesa e ujit të pijshëm. Për tu ardhur në ndihmë banorëve, ujësjellësi në bashkëpunim me bashkinë kanë vënë në punë depon dhe rrjetin e ri, i cili katërfishon prurjet.

“Ky ka qenë viti më i mbarë për UKT-në, ku pagesa e faturave ka shkuar në mbi 90%. Për herë të parë Tirana renditet mes qyteteve taksapaguese të mira siç janë Korça, Përmeti, të cilat e kanë traditë që qenit në rregull me pagesat. Tani që qytetarët janë treguar të rregullt me bashkinë, bashkia duhet të jetë po aq e rregullt me qytetarët. Më vjen mirë që ky investim zgjidh një ngërç që kishte zgjatur prej disa vitesh dhe e çon në drejtimin e duhur çështjen e furnizimit me ujë të pijshëm për të gjithë zonën e Yzberishtit”.

Por për  kryebashkiakun Veliaj, ky nuk është i vetmi investim që do të bëhet në këtë zonë.

“Do të vijojmë me investime në këtë zonë dhe sipas planit të ri urbanistik do të shtojmë linjat e autobusëve, që komunikimi me Tiranën të jetë më i zhdërvjellët. Gjithashtu, do të vazhdojmë me projektin tonë të shkollave, kopshteve e çerdheve. Ato që banojnë këtu janë kryesisht familje të reja, e si të tilla kanë fëmijë të vegjël që kanë nevojë për çerdhe, kopshte e gjithë infrastrukturën sociale.”

UKT ka ndërtuar mbi 1.2 kilometër rrjet ujësjellësi, i cili tashmë shkon në çdo pallat, duke çuar ujë në familjen e çdo banori të zonës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *