E diel, 1 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Depo armatimi në Bulqizë, kallash, detonatorë e kapsolla brenda në shtëpi

Arrestohet një 56-vjeçar në Bulqizë, pasi mbante armë zjarri dhe municione luftarake në banesë.

Policia kishte marrë informacione se një shtetas në fshatin Tërnovë posedonte armë zjarri pa leje. Për këtë arsye  u kontrollua banesa e shtetasit me iniciale R.R., ku u gjet një arsenal armësh dhe municionesh.

Më konkretisht u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: një kallashnikov, tri arka metalike me 600 fishekë, 19 kapsolla elektrike, 280 kapsolla detonatorë dhe  110 m fitil zjarrpërcjellës.

Për këtë arsye u prangos në flagrancë shtetasi  R. R., 56 vjeç, banues në fshatin Tërnovë, Bulqizë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë