Ekzistojnë disa sekrete që estetikët nuk i tregojnë shpesh në lidhje me heqjen e qimeve.  Nëse prej vitesh keni hequr qimet pubike me brisk, atëherë këto të fundit janë ashpërsuar, rriten disa rrënjë njëherësh dhe ngjyra është e errët! Megjithatë nëse filloni t’i depiloni me dyll, qimet rriten më të buta e dalin më rrallë.

 

Ndoshta duhet të filloni që këtë verë, por së pari duhet të dini këto gjëra:  Qimet duhet të jenë të pakta 25 milimetra të gjata në mënyrë që t’i kapë dylli.  Koha e depilimit ka rëndësi. Mos e lini takimin tuaj tre ditë para apo pas periodave, sepse lëkura është shumë e ndjeshme.

 

Eksfoljoni lëkurën dhe bëni një dush të ngrohtë që të happen poret. Në këtë mënyrë qimet do të hiqen më lehtë. Mos u depiloni një ose dy ditë pasi keni pirë alkool. Mund të tingëllojë çuditshëm, por alkooli zgjeron venat e gjakut duke ju bërë më të ndjeshme ndaj dhimbjes.

 

E njëjta gjë vlen edhe për marrëdhëniet seksuale. Prisni të paktën 24 orë nga marrëdhënia e fundit para se të lini një takim me estetisten.

 

Shmangni aktivitetin seksual apo kontaktin fizik për 12 ose 24 orët e ardhshme pasi lëkura mund t’ju irritohet. E njëjta gjë vlen edhe në rast se shkoni në plazh apo në pishina. Duhet të prisni të paktën një ditë para se të ekspozoheni në këto vende. /Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *