E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Denoncon PD:  Po ushtrohet presion ndaj administratës për të votuar

Dega e Partisë Demokratike në Kukës ka denoncuar Partinë Socialiste se po ushtron presion ndaj administratës për të votuar.

 

Në një deklaratë për mediat, kreu i degës së PD në Kukës, Arif Rexhmati, tha se deri në këto momente pjesëmarrja në votime është 1.5%

 

Reklamë

Sipas tij, qytetarët po tregojnë hapur që e kanë braktisur Rilindjen.

 

Ai tha gjithashtu se po ushtrohet presion tek mjekët e infermierët që të shkojnë të votojnë.

 

I pyetur nga Vizion Plus nëse do të ketë protesta në këtë qytet nga PD, Rexhmati e mohoi këtë gjë duke thënë që aksioni i opozitës do të vijojë me denoncimet.

 

Ai paralajmëroi se shumë shpejt dega e PD do të bëjë publike denoncime se si po ushtrohet presion tek qytetarët.

 

Por Dega e PS në Kukës është kundërpërgjigjur duke mohuar akuzat se  punonjësit e spitaleve kanë braktisur vendet e punës e jane vendosur në  krye të komisioneve.

 

Kreu i PS në këtë qytet, Azem Elezi, gjithashtu mohoi pretendimet për pjesëmarrje të ulët në votime.

 

Sipas tij, përqindja e votuesve deri tani është 12%, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë dhe të mos i bojkotojnë zgjedhjet.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë