Një turist nga Polonia eshte zhdukur ne ujerat e detit Jon, teksa ishte futur te notonte ne bregun e Ksamilit.
Ngjarja eshte denoncuar ne polici nga nje turiste polake, 29-vjecarja me iniciale D.R.
Ajo deklaroi para efektiveve se turisti 74-vjecar me iniciale Z.K, eshte futur ne uje ne Ksamil dhe nuk ka dal më.
Më datë 27.06.2021, rreth orës 20:00, në Komisariatin e Policisë Sarandë, është paraqitur shtetasja polake D. R., 29 vjeçe, e cila ka kallëzuar se sot, rreth orës 10:30, shtetasi polak Z. K., 74 vjeç, është futur në det, në Ksamil, Sarandë dhe nuk ka dalë akoma.
Shërbimet e Policisë vijojnë kërkimet për gjetjen e shtetasit Z. K.