Policia Rrugore ka ndëshkuar plot 546 shoferë, për mosrespektimin e rregullave të qarkullimit.

 

Policia bën me dije se kanë qetë qytetarët ato që kanë denoncuar shoferët e “pabindur”, të cilët akuzohen për qëndrim të mjetit në vendin e gabuar, për mosrespektimin e semaforit, për parakalim pozicionim të gabuar në zonën e kryqëzimit, si dhe për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve në vendkalimin e tyre.

 

“Në të gjithë vendin, gjatë kësaj jave, vetëm për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor janë denoncuar nga qytetarët 546 raste, për drejtues mjetesh që shkelin semaforin, që nuk u japin përparësi këmbësorëve në semafor apo në vendkalimin e tyre, drejtues mjetesh që nuk durojnë dot në radhë, por parakalojnë në mënyrë të gabuar, duke u bërë shkak për trafik të rënduar dhe burim për aksidente rrugore, drejtues mjetesh që pushojnë mjetet mbi trotuare, në vendkalime këmbësoresh apo qëndrojnë në rresht të dytë dhe vende të tjera të rezervuara, duke shkaktuar shqetësime dhe konfuzion në trafik. Duke vlerësuar shqetësimet dhe bashkëpunimin me qytetarët në funksion të rregullit dhe sigurisë, efektivet e Policisë Rrugore dhe ata të patrullave të përgjithshme në të gjithë vendin, kanë verifikuar dhe proceduar në çdo rast që janë konstatuar shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. vetëm përgjatë kësaj jave, falë bashkëpunimit me qytetarët dhe ankesave të tyre, janë verifikuar dhe proceduar administrativisht:

387 mjete për pushim dhe qëndrim të gabuar;

14 mjete për shkelje të semaforit;

92 mjete për parakalim dhe pozicionim të gabuar në zonën e kryqëzimit;

53 mjete për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve në vendkalimin e tyre.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *