E martë, 15 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:00 Në vijim ora 03:00: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Denoncimi tronditës i avokatit: Si u kërcënua vajza e prokurorit të SPAK në Gjermani

Ilustrim · Vizion Plus

Avokati Marash Logu tregoi në studion e Quo Vadis në Vizion Plus se si vajza e një prokurori është kërcënuar.

Ai tha se e bija e prokurorit është fotografuar në një universitet në Gjermani, në një bibliotekë, teksa shtoi se fotoja i është dërguar nga një eksponent i krimit të organizuar.

Logu ngriti shqetësimin se si Prokuroria e Posaçme nuk e ka hetuar këtë rast për të parë se kush fshihet pas kërcënimit.

Pjesë nga biseda:

Logu: Që prokurorët marrin kërcënime, mua më duket se është tregues i seriozitetit të punës që po bëjnë. Ajo që e ndan situatën është se si sillet shteti ndaj këtyre kërcënimeve. Jam në dijeni të një rasti specifik, ku një prokurori i është fotografuar vajza në një universitet në Gjermani, në një bibliotekë. Fotoja i është dërguar nga një eksponent i krimit të organizuar dhe prokurori, bashkë me institucionet e tjera, është detyruar ta transferojë vajzën në një shtet tjetër. Po çfarë ka bërë Prokuroria e Posaçme për hetimin e këtij rasti?

Borakaj: Në momentin që ka ndodhur kërcënimi, a nuk duhet të dihet se kush e ka bërë kërcënimin? Çfarë mase është marrë?

Logu: Në përfundim të hetimeve, prokuroria bën publike disa nga elementet e dosjes, dhe kështu me radhë. Nëse kjo do të kishte ndodhur, ne do ta kishim parë.

/vizionplus.tv

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh