Deputeti i PD,Luciano Boci ka denoncuar rrënimin e godines së një shkolle në Qukës të Librazhdit.

 

Sipas tij, krisja e mureve po i rrezikon jeten 420 nxënësve që mësojnë në këtë shkollë.

 

Boci akuzon ministrinë se pavarësisht  problemit të evidentuar prej më shumë se një viti nuk është marrë asnjë masë dhe tani vec rrezikut të shëndetit, fëmijet mund të mbeten edhe pa shkollë.

 

Shkolla e mesme e bashkuar në Qukës rrezikon seriozisht jetën e nxënësve.Çarjet dhe krisjet e godinës janë evidente dhe mësimi këtu as nuk duhet të kishte nisur, pasi rreziku i saj ka qenë i konstatuar.Por askush nuk u kujtua të ndërhynte për ta riparuar.Prindërit e mësuesit sot hezitojnë të fusin fëmijët në klasa.Para një viti doli nga funksioni dhe godina ngjitur e po kësaj shkolle.Tani 420 nxënës rrezikojnë qiellin e hapur dhe dështimin e procesit mësimor.Ministria rri e vëzhgon, duke ja lënë topin në derë vetëm pushtetit lokal.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *