Subscribe

Partia Demokratike denoncoi mengjesin e se premtes survejimin qe sipas saj po i behet Lulzim Bashes dhe familjes se tij, nga ana e Policise se Shtetit. Menjehere pas ketij lajmi, kreu demokrati mblodhi drejtuesit e partise demokratike dhe te grupit parlametnar per te diskutuar mbi kete pretendim. Ne takim ishin dy nenkryetaret Edmond Spaho dhe Edi Paloka, Sekretari i Pergjithsme Arben Ristani, si dhe deputetet Oerd Bylykbashi, Flamur Noka, Enkelejd Alibeaj, Gent Strazimir dhe Erivin Salianji. Pas gati nje ore, deputetet demokrat kane lene seline e i jane drejtuar policise se shtetit, ku mesohet se kane kerkuar informacion lidhur me ate se cfare ka ndodhur realisht. Ende nuk dihet se cfare u eshte thene, por pas daljes nga ambintet e policise se shtetit, ata jane dretjuar serish per ne seline blu, nga ku Edmond Spaho ka sulmuar Edi Ramen dhe Fatmir Xhafajn.

 

Edmond Spaho

“Operacioni klandestin i ndjekjes dhe përgjimit 24 orë të kryetarit të opozitës dhe familjes së tij është operacion i paligjshëm, antikushtetues dhe kriminal.  Operacioni klandestin është konceptuar dhe zbatuar nga Fatmir Xhafaj, ish-hetuesi i dhunshëm i komunizmit, me urdhër të Edi Ramës. Ndjekja dhe përgjimi i kryetarit të opozitës bëhet për interesa kriminale. Në këtë operacion Rama dhe Xhafaj po përdorin strukturat e policisë që janë krijuar dhe kanë për qëllim të gjurmojnë dhe luftojnë krimin dhe drogën për të gjurmuar dhe luftuar ata që që denoncojnë krimin dhe drogën. Ky operacion dëshmon se qeveria funksion si një pushtet privat kriminal në mbrojtje të trafikut të drogës dhe krimit të organizuar ku janë përfshirë drejtuesit më të lartë të qeverisë.”

 

Spaho ka kerkuar dhe njehere largimin e ministrit te brendshem Fatmir Xhfaja.

 

Gjendja e lirisë, të drejtave të njeriut dhe drejtësisë në vend do të bëhet edhe më e rëndë pasi, për të mbrojtur lidhjet dhe përfshirjen e tyre kriminale në trafikun e drogës, dyshja Rama-Xhafaj do të vazhdojë të kryejë krime të tjera ndaj kujtdo që bëhet pengesë për ta.

 

Partia demokratike akuzoi kryministrin se ka lejuar qe policia e shtetit te kthehet nga nje strukture ne varesi te vellezerve Habilaj ne nje strukture qe kontrollohet nga vellezerit Xhafaj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *