E hënë, 28 Shtator 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 50 minuta më parë
Politikë

Denoncimi i PD: Nxënësit nuk po lejohen të përsërisin vitin shkollor

Anëtarja e Kryesisë së PD-së, Sorina Kotish akuzon Ministrinë e Arsimit se ka mashtruar nxënësit, duke iu thënë se mund te kishin te drejten per te perseritur vitin shkollor pa penalizime.

Sipas saj, kjo deklaratë rezultoi një mashtrim, pasi nxenesit nuk mund te perseritin vitin, per te plotesuar mangesite për shkak të koronavirusit.

Reklamë

Ajo tha se prinder dhe nxenes po sorollaten nga nje institucion tek tjetri, per te marre dokumentet dhe ndjekur procedurat, ndërsa shtoi se asnje informacion i sakte nuk vjen nga keto institucione arsimore.

“Mashtrimet e Qeverise dhe Ministrise se Arsimit nuk kane te sosur! Ne muajin Prill, ministrja deklaroi se per shkak te pandemise dhe pamundesise4 per te zhvilluar mesimin online, nxenesit mund te kishin te drejten per te perseritur vitin shkollor pa penalizime. Por kjo rezultoi nje mashtrim, pasi kjo deklarate nuk u finalizua me urdhrin dhe dokumentat perkatese. Nxenesit, te cilet kane kerkuar te perseritin vitin, nuk jane lejuar nga shkollat dhe Drejtorite Arsimore. Shkak ka qene mungesa e shkresave ministrore, duke argumentuar se ajo ishte nje deklarate momentale e Ministres.Nxenesit nuk mund te perseritin vitin, per te plotesuar mangesite e ketij viti te mbrapshte, madje as maturantet nuk jane lejuar qe te mos hyjne ne provime, duke u kercenuar se do humbasin maturen. Fyerje dhe shkaterrim me te madh se c’mund t’i behet nje populli eshte rrenimi i sistemit arsimor. Koha e qeveritareve te paafte dhe mashtrues duhet te mbaroje nje ore e me perpara!Me vetedije po shkaterrojne arsimin, shendetesine, ekonomine! Keta kane paturpesine, qe te genjejne sa here dalin ne publik apo media! Keta kane paturpesine, qe te genjejne dhe te mohojne gjithcka!”

Vazhdo të lexosh

Reklamë