E mërkurë, 30 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Denoncimi i Metës: Ligji i dividentit tregon kapjen e kuvendit nga organizata mafioze

Presidenti Meta doli sërish para mediave këtë të diele për të dhënë sipas tij fakte të reja të grushtit të shtetit.

Presidenti tha se ligji për devidentin është rasti më flagrant se si Kuvendi i kapur si një organizatë mafioze, bashkë me qeverinë, kanë dhunuar kushtetutën.

Reklamë

“Kushtetuta, shton Meta,, bën të qartë se taksat dhe tatimet, lehtësime dhe përjashtimi prej tyre, caktohen me ligj, në këtë rast ligjit nuk mund t’i jepet fuqi prapavepruese”

 

 

Ligji për devidentin është rasti më flagrant se si kuvend i kapur si një organizatë mafioze, bashkë me qeverinë, kanë dhunuar haptazi kushtetutën e Shqipëri, për të cilën shuam shpejt do të japin llogari para popullit dhe drejtësisë së re që do të vijë. Nuk do të ketë shpëtim për ta. 

Kushtetuta, bën të qartë se taksat dhe tatimet, lehtësime dhe përjashtimi prej tyre, caktohen me ligj, në këtë rast ligjit nuk mund t’i jepet fuqi prapavepruese. Çdo lehtësim fiskal nuk mund të ketë efekt prapaveprues, por vetëm me efekt për të ardhmen. Por çfarë bëri ky sekt mafioz ne krye të kuvendit, qeverisë dhe grushtit të shtetit? 

Në datën 3 dhjetor, Rilindja 2018, miratoi në kuvend ligjin 94 2018, për disa ndryshime në ligjin 84 38, 28 dhjetor 1998, për tatimin e të ardhurave të ndryshuar, tërësisht në dëm të sipërmarrësve, të bizneseve familjare, në poshtërim të seriozitetit të tyre për të kontribuar në mënyrë të ndershme me taksat e tyre, për shtetin ligjor, ku në nenin 9 parashikohet një dispozitë e fshehur me këtë përmbajtje:

Norma e tatimit për devidentin me shkallë 8% do të aplikohet, edhe përfitimet e pashpërndara për vitin 2018 e më parë, përfshirë rezervat dhe fitimet e kapitalizuara, me kusht që tatimi i devidentit, që i përket fitimeve të pashpërndara të vitit 2017 e më parë të paguhet brenda datës 30 shtator 2019, ndërsa tatime mbi fitimin e devidentit e vitit 2018, të paguhet brenda 20 gusht 2019.

Siç e shihni, në këtë nene mavri kuvendi vendosi që tatimi mbi divident fitimin nga 15% u bë 8%, me efekt prapaveprues nga viti 2018 e më parë pa asnjë kufizim kohor. 

 

 

Meta reagoi dhe ndaj deklaratës se Rames ndaj Haradinajt kete te diele. Presidenti iu referua kryeministrit Edi Rama si ‘gruaja e Bilalit”.

 

Një ndër objektivat kryesorë të saj, në interes të organizatës ndërkombëtare që përfaqëson është që të krijojë probleme mes shqiptarëve edhe në rajon. I ndoqa edhe sot lojërat e saj duke marrë gjoja anën e Albin Kurtit kundër Ramush Haradinaj. Gruaja e Bilalit e ka kaluar me kohë vijën e kuqe dhe në raport me çështjen ndërkombëtare e ka tepruar shumë. Po e provokon më shumë se ç’duhet Ramush Haradinajn, sepse ishte kjo sharlatane që doli dhe përkrahu taksën 100%. Më keni parë mua të them po ose jo. Mua as më pyeti Ramushi as e këshillova, punë  e tij, vendimi i tij. Gruaja e Bilalit vrapoi gjithandej të thoshte që bëri shumë mirë, pastaj kur i thanë që ke një foto të bërë në kundërshtim me ligjin e ca probleme të tjera, pastaj filloi të merret me Ramushin. Nuk ka nevojë njeri në Kosovë të marrë mend nga gruaja e Bilalit.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë