Deputeti i PD, Luçiano Boçi denoncon perdorimin e mesuesve sipas tij per aktivitetet e Edi Rames.

Nëpërmjet një statusi në facebook, Boci shkruan se mësuesit e qarkut Elbasan janë lajmëruar për të qënë mengjesin e kësaj të premteje para Drejtorive Arsimore përkatesë por më pas janë urdhëruar, sipas tij, që të hipin me zor në autobuz për të shkuar në Tiranë për një takim me Ramën.

 

KRYEMINISTRI QË RRËMBEN
MËSUESIT
Ka ngjarë sot!
Kryeministri ka “rrëmbyer” me zor mësuesit.
Si shkuese-ndërmjetëse ka përdorur si gjithmonë Nikollën.
Mësuesit janë selektuar dhe lajmëruar për të qenë pranë DAR-eve.
Aty janë gjendur para rrëmbimit.
I kanë marrë peng e i kanë hipur në autobuza me pahir për në Tiranë, pa asnjë njoftim të mëparshëm.
Sepse paskan një takim “të ngrohtë” me rrëmbyesin-Ramë.
Ehhhh si ka shkuar kjo punë?!
Dikur rrëmbimet bëheshin nga dashuria, tani bëhen nga urrejtja.
Nqs ka një kategori që Kryeminstri e urren me shumë, këto janë mësuesit.
Çfarë nuk i ka bërë?!
E megjithatë përsëri i rrëmben.
I merr me zor t’i tregojë përrallat e mashtrimet e përvitshme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *