E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Denoncimi i 14 vjeçares angleze: Shqiptari më përdhunoi në hotel

Një 32 vjeçar shqiptar dyshohet se ka përdhunuar një vajze të mitur në Ishullin e Korfuzit.

Sipas medias se madhe greke “Protothema” ngjarja e rëndë ka ndodhur në një dhomë hoteli të mërkurën në mëngjes në Dassia të Korfuzit.

 

Vajza e mitur 14 vjece nga Anglia ndodhej aty për pushime me familjen e vet.

Reklamë

 

Ka qënë pikërisht e mitura që i ka rrëfyer familjareve të vet ngjarjen rende, dhe më pas ata kanë bërë denoncim në polici.

 

Uniformat blu kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e 32 vjecarit shqiptar.

 

Megjithatë kanë nisur hetimet për të verifikuar nëse akuza e bërë nga e mitura britanike ështqë e vërtete apo jo.

 

I riu shqiptar ishte rezident në Korfuz, madje sipas mediave greke ishte punonjës i hotelit ku dyshohet se ka ndodhur ngjarja.

Vazhdo të lexosh

Reklamë