Ish-ministri i Bujqëisë, Edmond Panariti ka bërë një denoncim të fortë, lidhur mbi gjendjen në të cilën ndodhet bujqësia shqiptare.

 

I ftuar në E-ZONE, në Vizion Plus, Panariti duke ju referuar konkurrencës së fortë që po i bëjnë produktet e rajonit prodhimit vendas, tha se fabrikat ushqimore në vend janë kthyer në fabrika fasonerie.

 

“Mund të themi se fabrikat përpunuese në vend janë kthyer në fabrika fasonerie, pra lëndën e parë e marrin jashtë e paketojnë në vend dhe e rishesin në treg. Të njëjtën gjë bëjnë edhe fasonët. Kjo është një tendencë që po dominon kohët e fundit, kryesisht në produktet e bulmetit, ku qumështi serb po mbizotëron tregun”, tha Edmond Panariti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *