E hënë, 9 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Dënohet Taulant Xhaka, do mungojë 4 ndeshje

Federata Zvicerane e Futbollit ka pezulluar me katër ndeshje mesfushorin e Baselit dhe kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka. Ky dënim erdhi nga Komisioni i Disiplinës pas episodit në ndeshjen Basel-Grasshopers që përfundoi 4-0. Në minutën e 31 të kësaj sfide, gjyqtari kryesor i takimit ndëshkoi me karton të kuq sulmuesin e Baselit, Janko, për një ndërhyrje të ashpër. Ndërkohë që të gjithë futbollistët vendas po protestonin ndaj veprimit të gjyqtarit, Xhaka iu afrua futbollistit kundërshtar Bauer duke e kapur për flokësh. Ky veprim nuk eshte pare nga gjyqtaret dhe Xhaka ka qëndruar ne fushe përgjatë gjithe takimit, por pamjet filmike e kane denuar lojtarin me 4 ndeshje pezullim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë